| | | | |
Përveç mundësisë për të fituar bursë në vitin e parë nëpërmjet testimit vlerësues, mund të aplikoni për të përfituar nga Programi i Ndihmës Financiare. Politika e ndjekur për dhënien e Ndihmës Financiare bën të mundur konsiderimin e rasteve të veçanta. Me pak fjalë, “Komisioni i Pranimeve” përpiqet të marrë në shqyrtim aspektin financiar të secilit prej studentëve të pranuar. Qëllimi ynë është të ndihmojmë çdo familje duke mundësuar studimin pranë UAT të atyre studentëve që vërtet e meritojnë këtë mundësi.
Programet tona të ndihmës ekonomike caktohen në bazë të nevojave ekonomike të vërtetuara nga dokumentacioni përkatës; veç asaj merren në konsiderim edhe rezultatet në mësime ose meritat personale. Ndërkohë, shpërblimet e veçanta që jepen sipas meritave shpërndahen me anë të një sistemi tjetër, i cili i takon Fakulteteteve dhe Departamenteve përkatëse që bëjnë vlerësimin. Numri i këtyre bursave është i kufizuar.



No comments:
Post a Comment