| | |
Bursa për studentët e vitit të parë:
- Bursë e pjesshme: 20 % zbritje nga tarifa fillestare për maturantët me mesatare mbi 8 (tetë).
- Bursë e pjesshme: 30 % zbritje nga tarifa fillestare për maturantët me mesatare mbi 9 (nëntë).
- Bursë e plotë: 100 % zbritje për maturantët me mesatare 10 (dhjetë).
- Bursë e pjesshme: 25 % zbritje nga tarifa fillestare duke u bazuar në pikët e fituara nga testi paraprak i kryer nga UAT (mesatare mbi tetë).
- Bursë e pjesshme: 35 % zbritje nga tarifa fillestare duke u bazuar në pikët e fituara nga testi paraprak i kryer nga UAT (mesatare mbi nëntë).
- Bursë e plotë: 100 % zbritje për fituesit e olimpiadës kombëtare të organizuar nga UAT.
Bursa për studentët që përfundojnë vitin e parë dhe në vijim:
- Bursat do të caktohen në bazë të rezultateve të provimeve të vitit para-ardhës.
Programi 1/10
Nëpërmjet këtij programi, Universiteti Amerikan i Tiranës planifikon që gjatë çdo viti akademik, 10 % e studentëve me rezultate akademike të shkëlqyera përfitojnë bursë të plotë. Për studentët e vitit të parë, do të merren parsysh vlerësimet e pikëve të testimit vlerësues para regjistrimit, ku 10 % e studentëve me rezultatet më të larta përfitojnë prej këtij programi. Gjithashtu, pas përfundimit të vitit të parë dhe në vazhdim, studentët do të kenë mundësi të përfitojnë prej këtij programi duke u bazuar tek rezultatet vjetore të provimeve. Ata duhet që jo vetëm të ruajnë nivelin e arritjeve të larta akademike, por edhe ta përmisojnë atë
Kategori të tjera bursash
- Bursa në bazë të meritave të caktuara prej stafit pedagogjik të secilit fakultet
Për këtë kategori bursash kanë të drejtën e përfitimit vetëm studentët të cilët kanë mbaruar vitin e parë dhe në vijim. Secili fakultet ofron një bursë në vit. Kriteret e vlerësimit për të dhënë këtë bursë janë cilësitë personale të studentit të shfaqura gjatë vitit akademik, duke marrë parasysh korrektësinë, motivimin, përkushtimin në mësime pavarësisht nga vështirësi të ndryshme jetese, si dhe kontributin e dhënë në klasë me pjesëmarrjen e tij/ saj, apo cilësi të tjera me vlerë.
- Bursa të caktuara nga donatorë
Universiteti Amerikan i Tiranës mban lidhje me kompani të ndryshme, me biznese dhe institucione të cilat bëjnë propozime dhe ofrojnë ndihmesën e tyre vullnetare për studentët duke ofruar bursa të ndryshme. Kriteret e kësaj kategorie bursash përcaktohen nga financuesi ose kompania sponsorizuese. Këto bursa bëhen publike për të gjithë studentët në momentin kur ofertat dhe propozimet janë në një fazë konkrete.



No comments:
Post a Comment