| | | | |
Universiteti Amerikan i Tiranës mirëpret dhe inkurajon të gjithë studentët e ardhur nga trevat shqiptare ose të huaj të regjistrohen dhe të ndjekin studimet e tyre pranë këtij universiteti. Ne jemi të gatshëm të krijojmë një mjedis mikpritës dhe gjithëpërfshirës për të gjitha kulturat dhe nacionalitet. Kriteret e përzgjedhjes dhe pranimit nuk kanë asnjë orientim diskriminues kundrejt shtetësisë, nacionalitetit, kulturës, apo fesë. Përkundrazi, ne i mirëpresim të gjithë të bëhen pjesë e komunitetit të UAT-ës. Gjithashtu, transferta e krediteve u krijon mundësi studentëve të huaj ose shqiptarë, të cilët kanë ndërprerë studimet e tyre, të vazhdojnë studimet në UAT duke transferuar provimet e marra në universitetin e mëparshëm. Për më tepër informacion, ju mund të kontaktoni në adresat e mëposhtme:
Adresa 1: Zyra e informacionit Rr. "Mine Peza", Pranë ish-Komitetit të Shkencave Tiranë | Adresa 2: Kampusi i Universtitetit Amerikan të Tiranës Autostrada Tiranë - Durrës, Km.1 Tiranë |



No comments:
Post a Comment