| | | | |
Për tu regjistruar ju duhet të ndiqni proçedurat e aplikimit.
Aplikimi i plotë përfshin dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Një formular aplikimi të plotësuar.
2. Dëftesa origjinale e shkollës së mesme.
3. Një çertifikatë lindjeje, fotokopje të noterizuar të pasaportës ose kartës së identitetit.
4. Katër (4) fotografi të tre muajve të fundit (me format dokumentacioni).
5. Një raport mjekësor i cili deklaron që studenti është i aftë të ndjekë studimet universitare, ose ku të deklarohen nevojat e veçanta shëndetësore.
6. Mund të dorëzoni çertifikata të gjuhës së huaj ose diploma për mbrojtjen e tyre, si edhe dëshmi të tjera që dispononi.
7. Një formular aplikimi për regjistrimin në konvikt.
8. Letra rekomandimi nga mësuesit ose specialistë të fushës ku do të studioni.
Për më tepër informacion në lidhje me aplikimin, ju mund të kontaktoni nëpërmjet postës elektronike: aplikim@uat.edu.al . Gjithashtu, jeni të mirëpritur pranë zyrave tona në adresat:
Adresa 1: Zyra e informacionit Rr. "Mine Peza", Pranë ish-Komitetit të Shkencave Tiranë | Adresa 2: Kampusi i Universtitetit Amerikan të Tiranës Autostrada Tiranë - Durrës, Km.1 Tiranë |



No comments:
Post a Comment