
Pjesa më e madhe e universiteteve ju ndihmojnë të përgatiteni profesionalisht. Universiteti Amerikan i Tiranës ju ofron shumë më tepër se kaq. Mbi të gjitha, UAT ju edukon dhe ju aftëson për një jetë produktive në të gjitha aspektet: profesionale, personale, dhe shoqërore.
Ne jemi të vetëdijshëm se shkollimi nuk ka për qëllim thjesht një diplomë apo fitimin e një profesioni; ne synojmë akoma më tepër. Të jesh student pranë UAT do të thotë të studiosh dhe të jetosh së bashku. Gjatë studimeve në UAT synohet që studentët të rrisin vlerat e tyre dhe t’i ndajnë ato me të tjerët apo me cilindo që i inkurajon. Ne jemi të bindur se pas përfundimit të studimeve në UAT, studentët do të aftësohen për veten dhe komunitetin ku jetojnë, duke kontribuar pozitivisht në zhvillimin e shoqërisë.
Universiteti Amerikan i Tiranës është një institucion arsimor që përfshin: staf akademik të kualifikuar, staf administrativ të përkushtuar, klasa me numër të kufizuar studentësh, teknologji moderne, laboratorë të kompletuar, mjedise çlodhëse dhe argëtuese, si edhe një jetë aktive shoqërore, kulturore e sportive brenda komunitetit studentor. Mbi të gjitha, ne ju përgatisim të udhëhiqeni drejt sfidave, kërkesave, dhe nxitjes akademike.
Për informacione më të detajuara, ju mund të kontaktoni me stafin tonë. Gjithashtu, mos hezitoni të na vizitoni në mjediset e kampusit universitar.
Ju mirëpresim të bëheni pjesë e Universitetit Amerikan të Tiranës!
No comments:
Post a Comment