| | | | |
Universiteti Amerikan i Tiranës pranon një numer te kufizuar studentësh dhe aplikon disa kritere pranimi. Fillimisht, pas aplikimit dhe para regjistrimit, kandidatët e interesuar i nënshtrohen një testimi paraprak. Testimi është i detyrueshëm dhe aplikohet për të gjitha degët e UAT. Përgjithësisht, mënyra e vlerësimit dhe e testimit paraprak ndryshon nga fakulteti në fakultet (për më tepër informacion, referohuni pranë fakultetit që jeni të interesuar).
Gjithashtu, rezultatet e testimit përcaktojnë tarifën e studimit të vitit të parë për secilin student. Në varësi të pikëve të testit, studentët mund të përfshihen në “Programin 1/ 10” (kliko tek rubrika Bursa dhe Ndihma Financiare).
Njëkohësisht, nëpërmjet testimit vërehen boshllëqet e mundshme të secilit aplikant në njohuritë e përftuara gjatë shkollës së mesme, me qëllim që të organizohen më pas kurse suplementare për “Rifreskimin e njohurive”në lëndët ku kunstatohen mangësi. Për më shumë informacion në lidhje me kurset e “Rifreskimit të njohurive" klikoni këtu.
Disa kritere ndryshojnë në varësi të kategorive të ndryshme të studentëve. Më poshtë mund të përcaktoni kategorinë ku bëni pjesë, si edhe kriteret përkatëse.
Aplikantët për Fakultet të dytë
Konsiderohen aplikantë për fakultet të dytë kandidatët të cilët kanë përfunduar shkollën e lartë ose ata që janë në përfundim të një shkolle të lartë
Transferta nga universitete të tjera
Për studentët të cilët janë duke ndjekur studimet universitare brenda ose jashtë vendit, aplikohet proçesi i “transfertës së krediteve”. Në këto raste, kandidati duhet të paraqesë në UAT pranë Komisionit të Vlerësimit të Krediteve listën e lëndëve me kreditet e fituara dhe programet përkatëse të ndjekura pranë universitetit ku ka studiuar.



No comments:
Post a Comment