Zyra e Akomodimit


PDF Print E-mail

Menjëherë pas mbërritjes suaj në universitet do të përballeni me një jetë të mbushur plot me veprimtari akademike dhe shoqërore, të cilat nuk do t’ju lejojnë të keni shumë kohë në dispozicion për të menduar në lidhje me sistemimin. Për këtë arsye ne ju këshillojmë të interesoheni para fillimit të vitit akademik për regjistrimin në konviktet e UAT ose të zgjidhni një alternativë tjetër sistemimi.

Zyra e Akomodimit luan pikërisht këtë funksion: ndihmon studentët e ardhur nga rrethet e Shqipërisë, por edhe nga vende të tjera, të gjejnë zgjidhjen më të favorshme dhe vendin e duhur për të jetuar. Ky është një vendim i rëndësishëm, pasi banesa juaj gjatë periudhës së studimeve do të jetë edhe vendi ku kaloni një pjesë të konsiderueshme të ditës, ku do të studioni, do të shpenzoni kohë të lirë me miqtë tuaj ose do të pushoni sa herë të keni nevojë. Universiteti Amerikan i Tiranës vendos në dispozicion të studentëve të tij mjedise konviktore. Megjithatë, disa studentë, sidomos ata të cilët kanë mbaruar vitin e parë të studimeve, përzgjedhin alternativa të tjera banimi, duke marrë me qera apartamente. Kjo është një zgjidhje tërësisht personale, e cila varet nga dëshira dhe nevojat e gjithsecilit. Edhe në të tilla raste, ne mund t’ju ndihmojmë të gjeni një shok/ shoqe të përshtatshme për të ndarë mjediset tuaja të banimit. Gjithashtu, nëpërmjet rrjetit të kontakteve, kjo zyrë mund të ndihmojë studentët të gjejnë shtëpi ose apartament me qera. Për më tepër informacion, ju duhet të drejtoheni pranë kësaj zyre ose të kontaktoni nëpërmjet postës tonë elektronike.

No comments:

Post a Comment